Në Holiday Resort për të dytën ditë më radhë kanë vazhduar garat e Kampionatit të Kosovës në Beach Volley, ku në ditën e dytë të garave u zhvilluan ndeshjet çerekfinale, ndeshjet për vend të tretë dhe ndeshjet finale.
Në konkurencen e femrave ekipi fitues doli dyshja Melirona Avdullahu, Julinda Idrizi pasi në finale mposhtën dyshen Gresa Raçi dhe Laureta Abazi ndërsa vendin e tretë e fitoj dyshja Lyra Pireva dhe Zyla Kadriu.
Në konkurecen e meshkujve fitues dolën dyshja Arlind Bytyqi, Endrit Nrecaj. Bytyqi/Nrecaj në finale mposhtën dyshen nga Gjilani Rigon Bajrami Ermal Maliqi. Vendi i tretë u fitua nga dyshja Gudaqi/Demnika.
Në këtë Kampionat morën pjesë gjithsejt 20 ekipe, 11 ekipe në konkurecen e meshkujve dhe 9 ekipe në konkurencen e femrave.
Pas ndeshjeve finale Federata e Volejbollit e Kosovës organizoj edhe ceremonin e ndarjes së medaljeve dhe kupave për ekipet fituese të cilat i ndanë nga kryetari, sekretari i përgjithshëm dhe drejtori i beach volley.
Renditja femrat
I Melirona Avdullahu / Julinda Idrizi
II Gresa Raçi / Laureta Hajdini
III Zyla Kadriu / Lyra Pireva
Renditja meshkujt
I Endrit Nrecaj / Arlind Bytyqi
II Ermal Maliqi / Rigon Bajrami
III Betim Demnika / Gent Gudaqi
Federata e Volejbollit uron të gjitha ekipet fituese për rezultatet e arritura