Në kuvendin e jashtëzakonshëm të punës dhe zgjedhor, Shoqata e Gjyqtarëve të Volejbollit zgjodhi kryetarin e ri, Burim Zymeri, pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm Istref Elezaj.
Për të përshëndetur punën e kuvendit ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj.
Pas pranimit të aktit të dorëheqjes nga anëtarët, kuvendi vazhdoi me punën duke përzgjedhur komisionin për monitorimin e procesit të votimit.
Propozimet u përcollën me proces shumë transparent, derisa Zymeri u zgjodh kryetar i ri me vendim unanim.
Pas zgjedhjes së kryetarit te shoqatës, kuvendarët zgjodhën edhe anëtarët e tjerë te bordit (kryesisë), pasi qe kryetari me automatizëm është edhe anëtar i kryesisë, duke u bazuar në statut dhe duke respektuar edhe kriterët për barazi gjinore në përfaqësim. Me shumicë të votave, anëtarë të kryesisë u zgjodhën edhe:
Liridon Pllana, Liridona Kurrumeli, Zana Jusufi dhe Valton Dauti.
Kuvendi vazhdoi punën duke aprovuar Statutin e ri të shoqatës, i cili është i harmonizuar me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës dhe aktet ligjore në fuqi te Federatës se Volejbollit te Kosovës, duke i hapur rruge themelimit te OJQ-së të shoqatës.
Kryesia e re shpalosi edhe prioritetet për mandatin që pranuan, me qëllimin e vetëm që mbarëvajtja e garave të jetë në nivelin më të lart. Paraqitjet e gjyqtarëve të jenë të nivelit ndërkombëtar, duke i adresuar dhe duke ofruar zgjidhje të gjitha sfidave për arritjen e këtyre objektivave.
FVK përgëzon procesin transparent dhe i uron suksese kretarit të ri.