Ylli botëror i volejbollit, Donald Suxho takohet me krerët e FVK-së

FVK
0 0
Read Time51 Second

Volejbollisti me famë globale dhe me origjinë shqiptare, Donald Suxho qëndroi për vizitë të dielën në Kosovë, ku pati mundësinë të takohet me presidentin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretarin e përgjithshëm, Valon Nikqi dhe selektorin e Kombëtares U19, femrat, Lorik Ilazi.

Suxho u njoftua së afërmi me aktivitetet dhe punën e FVK-së, derisa u shpreh i kënaqur me punën që po bëhet në zhvillimin e volejbollit kosovar.

Ndër të tjerash, Suxho u shpreh i gatshëm të vazhdojë të ndihmojë volejbollin kosovar, siç ka bërë edhe në të kaluarën, derisa shkëmbeu biseda dhe diskutime rreth volejbollit me presidentin Gjinovci dhe sekretarin Nikqi.

Krerët e FVK-së u shprehën të kënaqur me përfaqësimin dinjitoz që ai i ka bërë volejbollit shqiptar përgjatë karrierës së suksesshme të tij.

Në fund, presidenti Gjinovci i dhuroi fanellën e Kosovës, të cilën Suxho e pranoi me kënaqësi.

Kujtojmë se Suxho preku majat e volejbollit botëror, duke marrë pjesë si kapiten i SHBA-ve në Kampionatin Botëror dhe Lojërat Olimpike.

 

 

 

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Peja vazhdon me startin perfekt në sezonin e ri, mposht Ferizajn

Peja ka arritur edhe fitoren e tretë nga tri ndeshjet e para të Superligës A, meshkujt, të shtunën mbrëma. Pejanët mposhtën Ferizajn me rezultat 3-0, në një ndeshje tejet interesante. Ferizajasit luftuan në secilin set, sidomos në të dytin dhe tretin, por eventualisht ishin të pafuqishëm të bënin më shumë […]

Për ju