Adriatik Berisha vazhdon karrierën në Tajlandë, pritet në takim lamtumirës nga krerët e FVK-së

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 11 Second

Kampioni i Superligës dhe Kupës së Kosovës me Pejën nga sezoni i kaluar, Adriatik Berisha është pritur në një takim lamtumirës nga krerët e FVK-së, presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, të cilët i uruan suksese Berishës në aventurën e re në Tajlandë.

Berisha, i cili karrierën si volejbollist e nisi në Suharekë, ka nënshkruar me kampionin aktual të Superligës së volejbollit në Tajlandë, ekipin Diamond Food Volleyball Club.

25-vjeçari, i lindur në Suharekë, do të jetë pjesë e Diamond Food për sezonin e ardhshëm, derisa do të marrë pjesë edhe në Kampionatin Aziatik të volejbollit, i cili do të mbahet në maj të vitit 2023, në Bahrein.

Presidenti Gjinovci dhe sekretari Nikqi i uruan suksese Berishës në aventurën e re, derisa e falenderuan për kontributin dhe shtimin e vlerave të volejbollit kosovar ndër vite.

“Dua të falenderoj krerët e FVK-së që më ftuan në takimin e sotëm përsheëdetës dhe për mbështetjen e dhënë”, ka thënë Berisha pas takimit.

“Falenderoj familjen time dhe të gjithë ata që më kanë qëndruar afër përgjate karrierës time deri tani dhe që vazhdojnë të më mbështesin ende në çdo hap.

“Dua të falenderoj veçanërisht ikonën e volejbollit shqiptar, Gazmend Husaj që e bëri të mundur këtë mundësi profesionale për mua.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për avansim në karrierën time profesionale dhe shpresoj ta perfaqësoj denjësisht volejbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Luboteni humb edhe ndeshjen e dytë në rundin kualifikues të 'Challenge Cup'

Luboteni është mposhtur edhe në përballjen e dytë të rundit kualifikues të ‘Challenge Cup’, i cili po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit. Djelmoshat ferizajas u mposhtën nga rivali i njëjtë nga takimi i parë, Maccabi Yeadim, me rezultat 3-0. Nesër, e enjte, Luboteni rikthehet në Kosovë, para ndeshjes kundër […]

Për ju