0
0
Read Time42 Second
Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, me datë 20.09.2022, ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën, ndër të tjera, mori këto vendime:
Aprovoi raportin e pjesëmarrjes në Kampionatin Ballkanik U19, femrat.
Aprovoi raportin e pjesëmarrjes në Kampionatin Ballkanik U20, meshkujt.
Aprovoi raportin e pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian të Beach Volley U18.
Aprovoi raportin e turneut të Beach Volley Mix.
Aprovoi raportin e Festivalit për Fëmijë.
Aprovoi raportin e Seminarit të Trajnerëve të Shkollave të Volejbollit.
Aprovoi në parim raportin e Afatit Kalimtar.
Aprovoi propozicionet e garave 2022/23.
Aprovoi Kalendarin e Garave 2022/23.
Aprovoi Raportin Financiar (Aneks Memorandum dhe TM2).
Emëroi Komisionin për Akte Normative në përbërje: Isuf Jahmurataj, Fadul Luta dhe Visar Alimehaj.
Vendosi të subvencionojë vendosjen e reklamave ndriçuese (LED) për ndeshjet që transmetohen drejtpërdrejt në TV në sezonin vjeshtor 2022/23.