0
0
Read Time36 Second
2 shtator, 2022 – Kosova U18, femrat, me ndeshjen kundër Greqisë mbyll fazën e grupeve në Kampionatin Evropian të volejbollit në rërë
Ekipet kosovare U18, femra, i ka dhënë fund një eksperienceje të rëndësishme në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Lutraki të Greqisë.
Ekipi i femrave, i përbërë nga dyshja, Megi Bislimi/Rrezelindë Thaqi, tregoi paraqitje solide në ndeshjen e tretë kundër çiftit grek Kateri/kontakioti, pavarësisht disfatës 2-0 në sete.
Vashat kosovare, të drejtuara nga trajneri Lorik Ilazi, dy takimet tjera në kuadër të Grupit B, patën punë të vështirë kundër rivalëve shumë të fortë si Ukraina dhe Rumania, nga të cilat pësuan disfata me rezultate identike (2-0).