Shpresat e volejbollit kosovar nesër zhvillojnë fazën finale të kampionatit

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 9 Second

25 qershor, 2022 – Grupmoshat nën 14 dhe nën 16-vjeç nesër – e dielë – zhvillojnë ndeshjet finale, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Shpresat e volejbollit kosovar janë pikërisht këto grupmosha, derisa Federata e Volejbollit të Kosovës do të punojë vazhdimisht në promovimin dhe ngritjen e tyre sportive në vitet e ardhshme për një të ardhme të sigurtë volejbolli.

FVK është e ngazëllyer të njoftojë se nesër zhvillohet faza përfundimtare e këtyre grupmoshave, derisa sot janë përcaktuar edhe ekipet finaliste në grupmoshën U14, femrat. Në finale do të luajnë Kastrioti kundër Therandës, me fillim nga ora 12:00, në përballjen që do ta shpallë kampionin e ri të kësaj moshe.

Sa i përket konkurrencës së meshkujve U14, finalja do të luhet mes Feronikelit dhe Malishevës, me fillim nga ora 11:00.

Në grupmoshën nën 16-vjeç, meshkujt, të dielën do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, para finales së madhe. Gjysmëfinalja e parë luhet mes Prishtina Vollej M dhe Malishevës, me fillim nga ora 13:30, ndërsa Kaçaniku – Vëllaznimi është ndeshja e dytë gjysmëfinale që fillon nga ora 14:30. Finalja luhet me fillim nga ora 18:30.

Në konkurrencën e femrave, Gjinoci – Drita është çifti i parë gjysmëfinal në përballjen që luhet me fillim nga ora 15:30, e përcjellur nga gjysmëfinalja e dytë mes Ferizajt dhe Malishevës nga ora 17:00. Finalja luhet me fillim nga ora 20:00.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Historike: Kosova në finale të Kampionatit Ballkanit në Beach Volley për herë të parë

26 qershor, 2022 – Ekipi Kombëtar i Kosovës, i përbërë nga dyshja Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani dhe e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, ka arritur të sigurojë finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, që po mbahet në Balikesir të Turqisë. Dyshja kosovare ishte në formë absolutisht brilante, […]