Luboteni do ta përfaqësojë Kampionatin e Kosovës në “CEV Challenge Cup 2023”. Ekipi ferizajas do të ndeshet me rivalin izraelit Maccabi Tel AVIV, në 1/32-tën e finales së kompeticionit. Më 13 tetor, 2022, Luboteni luan si mysafir i ekipit izraelit, për të zhvilluar të kthimit një javë më vonë. Federata […]
Month: June 2022
Aksioni në Beach Volley rikthehet me ndeshjet e U22 në mesjavë
29 qershor, 2022 – Më 29/30 qershor, 2022, në “Holiday Resort” të Sllatinës së Madhe, zë vend Kampionati i grupmoshës nën 22-vjeç në Beach Volley. Federata e Volejbollit të Kosovës njofton se plot 20 ekipe do të marrin pjesë, nga 10 prej secilës konkurrencë. Nga 18 ndeshje do të zhvillohen […]
Federatës së Volejbollit të Kosovës i shtohen edhe 14 gjyqtarë të rinj
Të dielën, në kuadër të finaleve të kategorive U16 dhe U14 në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, u zhvillua edhe testimi praktik i 14 kandidatëve për gjyqtarë. Këta kandidatë kanë dhënë provimin teorik në qershor të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë sezonit 2021/2022 kanë ndarë drejtësinë në kategoritë […]
Gjinoci shpallet kampion i Kosovës U16, femrat
26 qershor, 2022 – KV Gjinoci është shpallur kampion i Kosovës në grupmoshën nën 16-vjeç, të dielën mbrëma, pasi tregoi paraqitje brilante në finale kundër Malishevës, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve. Vashat e drejtuara nga trajnerja Rudina Berisha ishin në top formë dhe treguan dhëmbët qysh në setin […]
Vëllaznimi kampion i Kosovës në grupmoshën U16, meshkujt – mposht Malishevën në finale
Vëllaznimi ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës në volejboll për grupmoshën nën 16-vjeç, pasi në finale mposhti Malishevën me rezultat 2-0 (25-10, 25-16) në sete. Djelmoshat e trajnerit Lend Hasimja ishin superiorë në të dy setet, pavarësisht se ekipi i Zymer Telakut tentoi të bënte më shumë, sidomos në setin […]
Kosova fiton medalje në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për herë të parë në histori
26 qershor, 2022 – Dyshja kosovare Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani – e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi – ka arritur të shkruajë historinë e Kosovës në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke u bërë ekipi i parë senior që fiton medalje në këtë kompeticion, i cili u zhvillua në Balikesir […]
Theranda fiton titullin në Kampionatin e Kosovës U14 (F)
26 qershor, 2022 – Ekipi i drejtuar nga trajneri Valon Mustafa, Theranda, ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës në volejboll, pas një performanceje inspiruese në finale kundër Kastriotit, të dielën, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Theranda tregoi paraqitje jashtëzakonisht dominuese në setin e parë, të cilin e […]
Feronikeli kampion i Kosovës U14 (M)
26 qershor, 2022 – Ekipi nga Drenasi ka triumfuar në finalen e madhe të grupmoshës nën 14-vjeç, meshkujt, të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. “Nikli”, i drejtuar nga trajneri Elmi Zymeri, në finale mposhti ekipin e drejtuar nga trajneri Zymer Telaku, Malishevën, me rezultat 2-0 (25-18, […]
Historike: Kosova në finale të Kampionatit Ballkanit në Beach Volley për herë të parë
26 qershor, 2022 – Ekipi Kombëtar i Kosovës, i përbërë nga dyshja Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani dhe e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, ka arritur të sigurojë finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, që po mbahet në Balikesir të Turqisë. Dyshja kosovare ishte në formë absolutisht brilante, […]
Shpresat e volejbollit kosovar nesër zhvillojnë fazën finale të kampionatit
25 qershor, 2022 – Grupmoshat nën 14 dhe nën 16-vjeç nesër – e dielë – zhvillojnë ndeshjet finale, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë. Shpresat e volejbollit kosovar janë pikërisht këto grupmosha, derisa Federata e Volejbollit të Kosovës do të punojë vazhdimisht në promovimin dhe ngritjen e tyre […]