Tjetër lajm i jashtëzakonshëm për volejbollin kosovar vjen nga Kategorizimi për vitin 2022

FVK
1 0
Read Time48 Second

Pas lajmeve fantastike që volejbolli kosovar mori në Asamblenë Ballkanike, vazhdimësi e zhvillimeve tjera të bujshme paraprake – si organizimi i kualifikimeve për Kampionatin Evropian – Federata e Volejbollit të Kosovës ka marr një tjetër lajm të jashtëzakonshëm nga kategorizimi i sporteve që bëhet sipas rregullores së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky përkushtim i vazhdueshëm i FVK-së është shpërblye me pozitën e dytë në listën e kategorizimit për vitin 2022.

Kategorizimi u bë bazuar në pikët e fituara nga rezultatet dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2021, me FVK-në që regjistroi 79.56 pikë, duke mbetur prapa vetëm sportit të xhudos.

Për vitin 2022 do të ketë shtim të aktiviteteve dhe angazhim edhe më të madh në avancimin e volejbollit kosovar, në hap me zhvillimet e federatave të shteteve tjera evropiane.

FVK falënderon gjithë komunitetin e volejbollit të Kosovës, i cili kontriboi në ngritjen e cilësisë dhe nivelit të garave gjatë vitit të kaluar, pavarësisht situatës tejet sfiduese me pandeminë.

May be an image of text that says 'KATEGORIZIMI I SPORTEVE 2022 KoSOVO FEDERATA Kategoria A PIKET Federata Xhudos Kosoves Federata Volejbollit Kosoves Federata to Kosoves 83.35 (100) 79.56 Federata Basketbollit Kosoves Federata e Futbollit Kosoves 78.093 78.05 76.61 Kategoria B 65.16 65.14 e Boksit Kosoves Mundjes Kosoves Federata Sportit Shkollor Kosoves Federata Atletike Kosovës Federata Skitarise eKosoves Federata Pingpongut Kosoves a Notit Kosoves Gjimnastikës Kosoves Federata Tenisit Kosoves 62.6117 60.75 60.33 53.03 51.42 ×”×× ×•×ª ©TOYOTA Olíve FOURTEENO URT teRD ಶgreacom www.noc-kosovo.org foomo0'

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Mbyllet afati kalimtar i janarit - detajet

Afati kalimtar i dimrit ishte hapur nga data 15 janar dhe ishte i disponueshëm për lëvizje deri sot, më 31 janar në orën 18:00, kur u mbyll zyrtarisht për transferime vendore. Në këtë periudhë kohore volejbollistët/et që nuk ishin të angazhuar/a me ndonjë klub, kishin mundësinë ekskluzive të nënshkruanin me […]