Istref Elezaj, gjyqtari i parë që i nënshtrohet kursit për marrje të licencës ndërkombëtare: Ndjehem me fat

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 1 Second

Gjyqtari kosovar, Istref Elezaj ka ateruar në Caorle të Italisë ku do t’i nënshtrohet një kursi 10-ditorë për marrje të licencës si gjyqtar ndërkombëtar i volejbollit, duke u bërë kështu i pari në histori të volejbollit kosovar që i nënshtrohet një avancimi të tillë. Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Volejbollit të Kosovës, ai është shprehur:

”Pranimi i Federatës sonë me të drejta të plota në Federatën Evropiane e Botërore të volejbollit na bëri të mundur që me të gjitha format të dalim nga izolimi shumë-vjeçar, pra përmes aktiviteteve të ndryshme në nivel të klubeve, Kombëtares, etj.

”Përkundër që ndër vite Kosova pati gjyqtarë të nivelit evropian, nuk e patën fatin që të ndjekin këtë mundësi të licencimit ndërkombëtar deri më tani për shkak të rrethanave, andaj ndjej barrë të rëndë mbi supe që të kurorëzojmë punën shumë-vjeçare të kolegëve të mi, e të cilët sot presin me padurim këtë licencim.

”Përkundër që ndjehem shumë me fat, kam edhe ndjenjat e përziera pikërisht nga shtytja e madhe nga ata që është dashur qysh edhe para dekadave të jenë këtu ku më është dhënë mundësia mua të jem sot. Shpresoj të bëj më të mirën për vendin tim.”

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

U mbajt seminari anti-doping, të gjithë njëzëri të bashkuar kundër kësaj dukurie

Nën ligjërimin e Dr. Bernard Tahirbegolli – koordinator në agjensionin anti-doping, KosAda – u zhvillua seminari (në Zoom) që pati theks të veçantë edukimin kundër dukurisë së dopingut. Në këtë seminar morën pjesë rreth 20 përfaqësues të klubeve të volejbollit nga Superliga, Ligave të Para dhe Kategorive të Reja. U […]