Në ditën e dytë , në platformën online Zoom, ligjëroi Dr. Ass. Vildane Jashari
Trajnerët në platformën online për 90 minuta patën rastin të njoftohen më hollësisht rreth temës: “Metodika e të mësuarit të shërbimit, sulmit dhe bllokut”.
Në ditën e tretë , të hënën më 11 Maj 2020 do të vazhdojë seminari nga 17:00-18:30, ku do të ligjërojë Dr. Ass.Mimoza Shkodra-Bislimi , me temë: “Specializimi i lojtarëve në volejboll”
Federata e Volejbollit në bashkëpunim me Këshillin Profesional, Shoqaten e Trajnerëve dhe Komisionin për Zhvillim, do të vazhdojë seminarin për trajnerë (online) edhe ditëve në vijim nga ora 17:00-18:30.
Ky është orari i temave në ditët në vijim:
Dita e katërt 12 Maj – Dr.sc. Enver Tahiraj
Tema: Ushtrime fizike specifike për grupmosha të reja; Menaxhimi i situatës reale në “trekëndëshin”, trajner-lojtarë-ushtrime (seniorë).
Dita e pestë 13 Maj – prof. Lorik Ilazi
Tema: Përgaditja e skuadrës para dhe gjatë fazës së garave
Seminari do të organizohet në platformen ZOOM dhe përveç trajnerëve FVK ju ofron mundësinë ta ndjekin edhe të interesuarit tjerë, duke paraqitur kërkesën në info@fvk-ks.org
#federataevolejbollitekosovës #volleyball #seminar #volejboll #kosova #coachescourse