ISTREF ELEZAJ NDAN DREJTËSINË NË CHALLENGE CUP 

FVK
0 0
Read Time36 Second
Gjyqtari kosovar Istref Elezaj ka qenë pjesë e një tjetër përballjeje ndërkombëtare në volejboll, duke u deleguar në cilësinë e gjyqtarit në ndeshjen e meshkujve në kuadër të CEV Challenge Cup.
Elezaj ishte pjesë e ekipit të arbitrimit në përballjen ndërmjet Parnu VC të Estonisë dhe Slovan Bratislavës së Sllovakisë, e zhvilluar në Estoni, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës vendase.
Në këtë takim, Istref Elezaj ishte në partneritet me gjyqtarin suedez Martin Stenbock.
Paraqitja e dyshes së gjyqtareve u vlerësua me nota të larta, duke shënuar një tjetër paraqitje pozitive të gjyqtarit kosovar në arenën evropiane.
Delegimi dhe vlerësimi i Elezajt dëshmojnë vazhdimësinë e përfaqësimit të gjyqtarëve kosovarë në garat e nivelit të lartë të volejbollit evropian.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

KV FERIZAJ NIS RRUGËTIMIN EVROPIAN, PËRBALLET ME VOLEJBAL BRNO NË CHALLENGE CUP 

KV Ferizaj do ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane të volejbollit, duke marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të CEV Volleyball Challenge Cup. Skuadra ferizajase është nisur nga Tirana drejt Çekisë, ku e pret përballja me ekipin Volejbal Brno, në kuadër të rrethit të parë të kësaj gare evropiane. Ndeshja […]

Për ju