Read Time32 Second
Klubi i Volejbollit Drita do të përfaqësojë Kosovën në BVA Cup Women 2026, që zhvillohet në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, nga 6 deri më 8 tetor.
Në këtë garë, Drita do të përballet me skuadra nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Bullgaria, në kuadër të turneut të organizuar nga Balkan Volleyball Association (BVA).
6 tetor | 19:30
Drita – Nakovski Volley ![]()
7 tetor | 17:00
Drita – Olympiacos ![]()
8 tetor | 11:00
Drita – CSKA Sofia ![]()
Drita synon një paraqitje sa më të mirë në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar volejbollin kosovar në një nga garat rajonale të BVA-së.
FVK i uron skuadrës kosovare suksese në përfaqësimin në këtë garë.



