Read Time44 Second
Federata e Volejbollit e Kosovës njofton se sot, e hënë, 28 shtator 2026, në ora 18:00, në Amfiteatrin e Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë, mbahet seminari për ndryshimet në protokoll dhe në rregullat e lojës së volejbollit.
Seminari synon informimin dhe përgatitjen e gjyqtarëve për ndryshimet e reja, si dhe harmonizimin e zbatimit të tyre gjatë sezonit garues 2026/2027.
Pjesëmarrja është obligative për të gjithë gjyqtarët, ndërsa lista e pjesëmarrësve do të jetë pjesë e dokumentacionit për federimin e tyre për sezonin e ri.
FVK u bën thirrje gjyqtarëve të jenë të pranishëm me kohë dhe të respektojnë orarin e seminarit.
Federata e Volejbollit e Kosovës poashtu u uron të gjithë gjyqtarëve dhe secilit të përfshirë në organizimin dhe zhvillimin e volejbollit në Kosovë një sezon të ri të mbarë, të suksesshëm dhe me fat!
Suksese në sezonin 2026/2027!



