0
0
Read Time35 Second
Çifti Alfred Pllana/Xhudjena Kurti ka triumfuar në garën e Beach Volley Mix, të organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Komuna e Prishtinës, të dielën.
Ishte një garë jashtëzakonisht e fortë që u përcoll me ndeshje interesante, derisa në fund dyshja Pllana/Kurti fitoi me plot meritë. Në finale, ata mposhtën çiftin tjetër po ashtu impresiv Ermal Maliqi/Melirona Avdullahu, derisa vendin e tretë e zuri dyshja Armend Berisha/Adelajda Prenga.
Kupat për dyshen triumfuese i ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, ndërsa medaljet sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi. Kujtojmë se për ekipet fituese u ndanë edhe mjete financiare si shpërblim për më të mirët e kësaj gare.