Kualifikueset e Evropianit U22, meshkujt, zhvillohen në fundjavë nën organizimin e FVK

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 1 Second

Kualifikueset e Evropianit U22, meshkujt, zhvillohen në fundjavë nën organizimin e FVK.

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e Grupit E, kualifikues të Kampionatit Evropian për grupmoshën U22, meshkujt, me ndeshjet që zhvillohen mes datave 20-22 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesë e Grupit E, përveç Kosovës, janë edhe Kombëtaret si Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani.

‘Dardanët’ e rinj kanë qenë duke u përgatitur vazhdimisht për këtë garë në kampin stërvitor që u mbajt në Gjakovë, derisa zhvilluan edhe një ndeshje miqësore kundër Shqipërisë në proces.

Grupi u përcoll me kujdes përgjatë këtyre përgatitjeve nga selektori Faton Mustafa dhe trajnerët Blendi Haxhikadrija, Fatlum Hajrizi dhe Butrint Bytyçi, derisa u evidentuan të gjitha pikat e dobëta dhe u punua në pëmirësimin e tyre.

Ekipi është i gatshëm të konkurrojë për një plasman sa më të mirë në grup, derisa përballjen e parë Kosova e zhvillon kundër Azerbajxhanit të premten me fillim nga ora 19:00.

Të shtunën, Kosova përballet me Sllovakinë me fillim nga ora 16:00, para se ta zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit kundër Holandës me fillim nga ora 16:00, të dielën.

Të gjitha ndeshjet e Kombëtares së Kosovës do të transmetohen drejtpërdrejt në ARTMOTION.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vëllaznimi kampion i grupmoshës U18, meshkujt.

KV ‘Vëllaznimi’ është shpallur kampion i grupmoshës nën 18-vjeç, në konkurrencën e meshkujve, pasi mposhti në finale Dritën me rezultat 1-3, në Banjë të Malishevës. Drita e filloi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë me rezultat të ngushtë, 25-22. Mirëpo, Vëllaznimi u konsolidua në vazhdim duke treguar forcën e […]

Për ju