0
0
Read Time36 Second
25 prill, 2022 – Vashat llapiane mbyllën sezonin në krye të tabelës me 39 pikë, pesë më shumë se përcjellësi më i afërt, kështu, nga edicioni i ardhshëm kanë siguruar pjesmarrjen në Superligën B. Ekipi i Fetah Gashit në xhiron e fundit kishte mposhtur konkurrentin direkt për titull, KV “Vushtrria”, për të siguruar edhe matematikisht vendin e parë, njëherit edhe titullin kampion. Llapi ngriti Kupën, të cilën kapitenes ia dhuroi presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), z. Bahri Gjinovci, ndërsa medaljet i ndau sekretari i përgjithshëm i FVK-së, z. Valon Nikqi së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj. FVK përgëzon Llapin për titullin dhe i uron fat në Superligën B, sezonin e ardhshëm.