Fer Volley siguron finalen e playoffit 2022

FVK
0 0
Read Time36 Second

Ekipi i Fer Volley ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale të playoffit kundër M. Technologie, për të siguruar finalen, ku do të ndeshet me Dritën.

Fer Volley fitoi përballjen e dytë si mysafire me rezultat 2-3 (22-25, 25-23, 24-26, 25-21, 14-16), pavarësisht rezistencës së fortë të vashave të trajnerit Naser Krasniqi.

Ishte një përballje vërtetë spektakolare në Prishtinë, me ferizajaset që festuan në fund.

Fer Volley në finale do të ndeshet me Dritën, e cila më herët sot po ashtu siguroi finalen, pasi mposhti Skenderajn.

Datat e ndeshjeve finale do të përcaktohen gjatë ditëve në vijim, në bashkëpunim mes FVK-së dhe RTK-së, e cila do t’i transmetojë takimet drejtpërdrejt.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Drita siguron finalen e madhe të playoffit 2022, në konkurrencën e femrave.

Ekipi gjilanas ka mposhtur edhe në përballjen e dytë, kësaj radhe si mysafire, Skenderajn, me rezultat 1-3. Ishte përballje që u karakterizua me përmbysje të rezultatit nga Drita, e cila humbi setin e parë 25-19 nga rivalet nikoqire. Mirëpo, në tri setet e ardhshme, Drita tregoi paraqitje brilante, duke fituar […]

Për ju