Peja tregon fuqinë edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale dhe siguron finalen e playoffit

FVK
1 0
Read Time46 Second

23 prill, 2022 – Peja është finalistja tjetër e playoffit për vitin 2022 në volejbollin kosovar, në konkurrencën e meshkujve, pasi mposhti Dritën edhe në përballjen e dytë gjysmëfinale, në Gjilan, me rezultat 3-0 (19-25, 20-25, 15-25) në sete, të shtunën mbrëma. Pejanët vazhduan me formë të lartë këtë fushatë, duke siguruar finalen e playoffit, pasi triumfuan edhe në finalen e Kupës së Kosovës javën e kaluar. Ishte një tjetër paraqitje dominuese e djelmoshave të Milot Bardhit kjo e sontmja kundër Dritës, të cilën e mposhtën në të dy përballjet me rezultat të njejtë në sete, për të kaluar në finalen e madhe ku do të ndeshet me Lubotenin. Për datën e ndeshjes së parë finale Federata e Volejbollit të Kosovës do të njoftojë me kohë. Kujtojmë se ndeshjet finale të playoffit do të transmetohen direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), të cilën FVK e falenderon për përkrahjen e vazhdueshme mediale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Luboteni siguron finalen e madhe të playoffit

23 prill, 2022 – Luboteni, si nikoqir, ka mposhtur Ferizajn edhe në përballjen e dytë gjysmëfinale, që u zhvillua të shtunën mbrëma në Ferizaj. Vendësit treguan paraqitje impresive edhe në takimin e dytë, duke triumfuar me rezultat të njejtë, si në të parin, 3-0. Pavarësisht rezultatit bindës në sete, Ferizaj […]

Për ju