Kryetari Bahri Gjinovci dhe sekretari Valon Nikqi kanë pritur sot në takim, kryetarin e sapozgjedhur të Shoqatës së Gjyqtarëve-SHGJVK, Istref Elezaj.
Krerët e FVK uruan Elezajn për zgjedhje në krye të Shoqatës, duke i ofruar mbështetje dhe bashkëpunim në ngritjen dhe zhvillimin e SHGJVK.
Elezaj theksoj që së bashku edhe me kryesinë e SHGJVK, do të jenë të përkushtuar që të kemi nivel të lartë të referimit në të gjitha ligat e volejbollit.
Të dy palët u dakorduan, që të bëhet më shumë në rekrutimin e gjyqtarëve të rinj dhe ngritjen e nivelit të gjyqtarëve ekzistues nëpërmjet edukimit të tyre. Gjithashtu u diskutua që gjyqtarët nga sezoni i ri të paisen me uniforma të reja.
#federataevolejbollitekosovës #shoqataegjytarëvetëvolejbollit #volejboll #volleyball #kosova
KRERËT E FVK PRITËN NË TAKIM KRYETARIN E SHGJVK
Read Time36 Second