Kosova shumë e fortë për Moldavinë

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 2 Second
Shorti deshi që pas fazës së grupeve, në garë për plasman, Kosova të ndeshej edhe në ditën e katërt me të njëjtin kundërshtar që e mposhti të premten, Moldavinë.
Kosova e regjistroi fitoren e dytë radhazi ndaj të njëjtit kundërshtar, duke e mposhtur 3:0.
Nga fillimi i ndeshjes, vashat tona nuk lejuan surpriza.
Setin e parë e mbyllin 25:13, për t’u treguar moldaveve, se dy setet që i morën një ditë më herët, ishin vetëm rastësi.
Në periudhën e dytë, Kosova tentoi të ndryshonte në formacion, pasi përzgjedhësi Donald Suxho i dha hapësirë edhe volejbollisteve që patën më pak minuta.
Kjo reflektoi në rezultat, duke e bërë më te ngushte ne setin e dyte, për fitoren e Kosovës 28:26.
Setin e tretë e gjen Kosovën prapë të disponuar dhe gatshme të tregonte potencialin e saj.
Nga fillimi i këtij seti, vajzat tona e patën epërsinë, të cilën e ruajtën deri në fund, për ta fituar setin e tretë 25:18.
Pas fitores në këtë ndeshje, Kosova arriti bilancin e dy fitoreve e dy humbjeve nga katër ndeshjet e para në kualifikimet për Kampionat Evropian, për grupmoshën U17.
Kundërshtari i fundit në këtë garë në luftë për pozitën e pestë, është Mali i Zi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Kosova U17 mposht bindshëm Malin e Zi dhe siguron pozitën e pestë në kualifikueset e Evropianit

Dita e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Evropian U17 në volejboll, e vuri Kombetaren e Kosovës, përballë Malit të Zi. Ndeshja e vlefshme për vendin e pestë, solli duel interesant të dy vendeve fqinje. Takimin me Malin e Zi e përcolli nga afër ambasadori i Kosovës në Ankara, shkëlqësia e […]