Java e parë në Superligën A, meshkujt, është mbyllur me tri ndeshjet që u zhvilluan të dielën mbrëma.
Fillimisht Skenderbeu mposhti Ferizajn në një përballje tejet të fortë dhe të baraspeshuar.
Ferizaj në setet që i fitoi tregoi vetmohim të pashoq, por Skenderbeu dominoi fuqishëm tre setet tjerë, të cilat eventualisht ia siguruan fitoren dhe pikët e para.
Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Peja fitoi bindshëm, 3-0, në takimin si mysafir i Lubotenit.
Ishte një takim që u përcoll me rezistencë të fortë të Lubotenit në setin e parë, siç nënvizohet nga diferenca e ngushtë në pikë, por pejanët treguan formë të lartë fillim e fund për të marrë pikët e plota.
G. E Theranda mposhti Dritën në një tjetër ndeshje tejet të ngushtë. Ekipi nga Suhareka triumfoi me rezultat 3-2.
Fati i fituesit ishte në ajër deri në pikët e fundit të setit të pestë, derisa suharekasit ngadhnjyen duke fituar setin me rezultat 13-15 dhe për t’i siguruar dy pikë të rëndësishme nga takimi.
Rezultatet e plota dhe renditjen tabelare pas xhiros së parë në Superligën A, meshkujt, mund t’i gjeni të paraqitura grafikisht.