Presidenti Gjinovci viziton kampin stërvitor të Kosovës U18, para Kampionatit Evropian

FVK
0 0
Read Time44 Second

28 gusht, 2022 – Ekipet kosovare U18, meshkuj dhe femra, do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian U18, në Beach Volley, i cili do të zhvillohet në Greqi mes datave 1-4 shtator.

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci së fundmi vizitoi të dy ekipet në kampin stërvitor në “Holiday Resort”, ku përcolli nga afër mbarëvajtjen e përgatitjeve para këtij kompeticioni tejet të rëndësishëm të volejbollit në rërë.

Në konkurrencën e femrave, Kosovën do ta përfaqësojë dyshja Megi Bislimi/Rrezelinë Thaqi, e udhëhequr nga trajneri Lorik Ilazi.

Në anën tjetër, te meshkujt, ekipi ‘Dardan’ përbëhet nga çifti kampion i Kosovës për vitin 2022, Erit Bajrami/Gani Rexhepi, i drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi.

Të dy ekipet po stërviten intensivisht para dueleve mjaft interesante që i presin në Athinë të Greqisë.

Presidenti Gjinovci u uroi të dy ekipeve suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Krerët e FVK-së vizitojnë kampin e Kosovës U20

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi dhe figura që ka dhënë kontribut të madh për ngritjen e volejbollit në qytetin e Gjakovës, Asllan Nimani, i cili ka qenë edhe anëtar i bordit të FVK-së në të kaluarën, vizituan sot kampin përgatitor […]

Për ju