Theranda fiton titullin në Kampionatin e Kosovës U14 (F)

FVK
0 0
Read Time51 Second

26 qershor, 2022 – Ekipi i drejtuar nga trajneri Valon Mustafa, Theranda, ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës në volejboll, pas një performanceje inspiruese në finale kundër Kastriotit, të dielën, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Theranda tregoi paraqitje jashtëzakonisht dominuese në setin e parë, të cilin e fitoi me rezultat impresiv 25-3, për të hasur në rezistencë të fuqishme në setin e dytë nga vashat e Vildane Jasharit, të cilat luftuan shumë por e gjetën të pamundur të evitojnë disfatën 25-22 (2-0 në sete).

Të dy ekipet është e qartë se kanë një bazë të fortë talentesh mbi të cilat mund ta ndërtojnë të ardhmen.

Trofeu për kampionin u dhurua nga presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ndërsa medaljet u ndanë nga nënkryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi dhe Agim Lumi, ish-volejbollist dhe gjyqtar.

FVK uron të gjitha ekipet e përfshira këtë fushatë për shpirtin garues të treguar, derisa përgëzon kampionin dhe i uron fat nënkampionit në edicionet e ardhshme.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Feronikeli kampion i Kosovës U14 (M)

26 qershor, 2022 – Ekipi nga Drenasi ka triumfuar në finalen e madhe të grupmoshës nën 14-vjeç, meshkujt, të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. “Nikli”, i drejtuar nga trajneri Elmi Zymeri, në finale mposhti ekipin e drejtuar nga trajneri Zymer Telaku, Malishevën, me rezultat 2-0 (25-18, […]

Për ju