Kualifikueset e Evropianit U22, meshkujt, zhvillohen në fundjavë nën organizimin e FVK

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 1 Second

Kualifikueset e Evropianit U22, meshkujt, zhvillohen në fundjavë nën organizimin e FVK.

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e Grupit E, kualifikues të Kampionatit Evropian për grupmoshën U22, meshkujt, me ndeshjet që zhvillohen mes datave 20-22 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesë e Grupit E, përveç Kosovës, janë edhe Kombëtaret si Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani.

‘Dardanët’ e rinj kanë qenë duke u përgatitur vazhdimisht për këtë garë në kampin stërvitor që u mbajt në Gjakovë, derisa zhvilluan edhe një ndeshje miqësore kundër Shqipërisë në proces.

Grupi u përcoll me kujdes përgjatë këtyre përgatitjeve nga selektori Faton Mustafa dhe trajnerët Blendi Haxhikadrija, Fatlum Hajrizi dhe Butrint Bytyçi, derisa u evidentuan të gjitha pikat e dobëta dhe u punua në pëmirësimin e tyre.

Ekipi është i gatshëm të konkurrojë për një plasman sa më të mirë në grup, derisa përballjen e parë Kosova e zhvillon kundër Azerbajxhanit të premten me fillim nga ora 19:00.

Të shtunën, Kosova përballet me Sllovakinë me fillim nga ora 16:00, para se ta zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit kundër Holandës me fillim nga ora 16:00, të dielën.

Të gjitha ndeshjet e Kombëtares së Kosovës do të transmetohen drejtpërdrejt në ARTMOTION.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Kosova U22 mposhtet nga Azerbajxhani

Kombëtarja e Kosovës U22, meshkujt, është mposhtur me rezultat 3-0 (25-17, 25-11, 25-20) në sete, në përballjen hapëse për ‘Dardanët’ në Grupin E, kualifikues për Kampionatin Evropian. Takimi zuri vend në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, aty ku po zhvillohen të gjitha ndeshjet e këtij grupi nën organizimin […]