24 prill, 2022 – Shera ka pranuar mirënjohje nga presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, z. Bahri Gjinovci – në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të playoffit mes Skenderajt dhe Dritës – për kontributin e saj në volejbollin e Kosovës përgjatë 18 viteve karrierë, periudhë gjatë të cilës me krenari ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares së Kosovës. Ajo ishte katalizatori kryesor në sukeset e ekipit të KV Skenderajt, teksa ishte shpallur tre herë volejbollistja më e mirë në Kosovë, duke fituar po ashtu plot pesë herë çmimin si sportistja më e mirë e komunës së Skenderajt. Shera u shpall kampione e Kosovës me Skenderajn, fitoi Kupën e Kosovës dhe Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës. Sidoqoftë, fati i saj i keq me lëndime ndikoi që të ndërpriste karrierën derisa sa ishte në kulmin e saj të suksesit. Për shkak të dy lëndimeve të rënda që i pësoi në vitin 2018 dhe 2021, ajo detyrohet t’i jap fund karrierës së saj si volejbolliste. Federata e Volejbollit të Kosovës i uron Sherës të gjitha të mirat dhe suksese të mëtutjeshme në jetën e saj personale dhe profesionale.