Superliga A: Mbyllet xhiroja e gjashtë

FVK
0 0
Read Time55 Second

17 mars, 2022 – Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë në Superligën A, meshkuj dhe femra. Sa i përket konkurrencës së meshkujve, Peja vazhdoi me formë të lartë, teksa mposhti 0-3 si mysafire G.E. Therandën, teksa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Ferizaj kundër Skenderbeut. Pas gjashtë javeve, Peja kryeson tabelën me 40 pikë, e përcjellur nga Ferizaj me 34. Në vendin e tretë, me 31 pikë, pozicionohet Luboteni, ekip i cili mposhti Dritën si nikoqir me rezultat 3-1, me “Intelektualët” që pozicionohen një pozitë më poshtë, me 26 pikë. Në pozitën e pestë renditet G.E. Theranda me 25 pikë, ndërsa, krejt në fund, zë vend Skenderbeu me 12. Në anën tjetër, në konkurrencën e femrave – këtë xhiro – Drita ka mposhtur si mysafire 0-3 Feronikelin, Fer Volley, poashtu si mysafir, ka fituar 0-3 kundër Fushë Kosovës. Në përballjen e tretë, M. Technologie ka fituar 3-0 si nikoqir i Skenderajt. Drita kryeson tabelën me 42 pikë, e përcjellur nga Fer Volley me 35, M. Technologie me 31, Skenderaj 30, Fushë Kosova 21 dhe Feronikeli me 10.


Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Husaj vazhdon me suksese të jashtëzakonshme

14 mars, 2022 – Volejbollisti kosovar, Gazmend Husaj është shpallur kampion në ligën e Emirateve të Bashkuara Arabe, me ekipin Shabab Al Ahli.  Husaj, i cili ditë më parë bëri kërkesë zyrtare për kalim nga Kombëtarja e Shqipërisë tek ajo e Kosovës, pritet që gjatë kësaj jave të marrë konfirmimin […]

Për ju