Liga ‘Gjergj Kastrioti’: Fiton Fer Volley, mposhten Drita, Peja dhe Ferizaj

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 5 Second

19 mars, 2022 – Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale të ligës ‘Gjergj Kastrioti, në të dy konkurrencat, të cilat u zhvilluan të shtunën më 19 shkurt.

Nga ekipet kosovare pjesmarrëse, Fer Volley (femrat) ishte e vetmja që arriti të regjistrojë fitore, teksa mposhti si nikoqir Skenderbeun me rezultat 3-2 (25-16, 21-25, 32-30, 17-24, 15-7), në palestrën e sporteve ‘Bill Klinton’, Ferizaj. Ishte një përballje shumë e fortë nga të dy ekipet, sidomos në setin e tretë, por që eventualisht ferizajaset vendosën dominimin dhe fituan me plot meritë.

Në anën tjetër, Drita (femrat) u mposht më herët si mysafir i Tiranës me rezultat 3-1 (25-16, 25-23, 22-25, 26-24), me gjilanaset që luftuan fuqishëm – sidomos në tre setet e fundit – por që nuk mjaftoi për të parandaluar disfatën.

Në konkurrencën e meshkujve, Peja u mposht 3-1 si nikoqire e Tiranës në palestrën e sporteve ”Karagaçi” Pejë. Përkundër se Peja e filloi takimin mirë duke fituar setin e parë me rezultat 25-20, mysafirët u rikthyen në vazhdim duke përmbysur disavantazhin për të triumfuar eventualisht.

Në ndeshjen tjetër, Ferizaj pësoi disfatë si mysafir i Erzenit në Shijak, duke u mposhtur 3-0 në sete por me diferencë të ngushtë në pikë.

Takimet e kthimit zhvillohen pas një jave.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Ibrahimi: Dhamë shpirtin në fushë

Deklarata e trajnerit të Fer Volley, Edon Ibrahimi, pas fitores 3-2 kundër Skenderbeut në Ferizaj, në kuadër të gjysmëfinales së parë të ligës ‘Gjergj Kastrioti’: ”Ndeshje shumë e baraspeshuar por, për hirë të së vërtetës, ne sot dhamë shpirtin në fushë pasi lëndimet e shumta nuk po na lejojnë të […]