Letra përmbyllëse e presidentit Gjinovci për vitin 2021

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 56 Second
Miq, dashamirë, sportdashës dhe punonjës sportivë, po e përmbyllim një vit sa sfidues aq edhe produktiv.
Federata e Volejbollit të Kosovës gjatë vitit 2021 ka qenë pjesmarrëse, nikoqire dhe organizatore e eventeve të ndryshme, ku kanë gjetur përfshirje të gjitha grupmoshat dhe kategoritë në aktivitete.
Gjatë vitit që lamë pas, theks dhe vëmendje të veçantë kanë pasur eventet dhe organizimet si:
Kualifikimet për Kampionatin Evropian (femrat)
Pjesmarrja në Kampionatin Evropian Beach Volleyball nga grupmosha U20 (meshkujt) në Turqi
Pjesmarrja në Kampionatin Evropian të Beach Volleyball të organizuar nga CEV në Slloveni
Pjesmarrja e Kombëtares së Kosovës në Kampionatin Evropian U18 (meshkuj) në Slloveni
Kosova, nikoqire e Kampionatit Evropian në Beach Volleyball për grupmoshën U22 (meshkuj)
Kosova, nikoqire e Kampionatit Evropian në Beach Volleyball për grupmoshën U22 (femra)
Kosova, nikoqire e Kampionatit Evropian në Beach Volleyball për grupmoshën U20 (meshkuj)
Kosova, nikoqire e Kampionatit Evropian në Beach Volleyball për grupmoshën U20 (femra)
Kosova, nikoqire e Kampionatit Ballkanik U20 (meshkuj)
Kosova, nikoqire e Kampionatit Ballkanik U20 (femra)
Kosova, nikoqire e Kampionatit Ballkanik U22 (meshkuj)
Kosova, nikoqire e Kampionatit Ballkanik U22 (femra)
Pjesmarrja e volejbollisteve kosovare në turnetë e Beach Volley në Turqi, Velipojë dhe Tetovë
Padyshim, një prej eventeve më të rëndësishme të volejbollit kosovar në përgjithësi ishte arritja historike e gjyqtarit Istref Elezaj, i cili u bë gjyqtari i parë nga Kosova që certifikohet nga CEV për ndarje të drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare.
Për të nënvizuar dhe përforcuar bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Volejbollit, gjithashtu gjatë vitit 2021 u organizua ‘Kupa e Pavarësisë’ në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, ku morën pjesë nga dy ekipe nga Kosova dhe Shqipëria.
Sa i përket kampionatit nacional për grupmoshat e reja, në gara morën pjesë rreth 60 ekipe të ndryshme, të cilat garuan me përkushtim e maturi.
Vitin 2022 po e fillojmë me lajme jashtëzakonisht të mira, teksa së fundmi Kosova u konfirmua si nikoqire e ndeshjeve të Grupit E të Kampionatit Evropian. Në këtë grup, veç Kosovës, garojnë edhe Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani, me ndeshjet që do të zhvillohen mes datave 19 dhe 23 maj.
Me insistimin e FVK-së, Kosova gjithashtu ka fituar të drejtën për organizimin e ndeshjeve të Kampionatit Evropian U19 (femrat) në Grupin I ku, përveç ‘Dardaneve’, do të garojnë Turqia, Estonia dhe Hungaria. Përballjet luhen mes datave 7 dhe 11 prill 2022.
Gëzuar!
B.Gj

Happy
Happy
100 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Kosova, organizatore e ndeshjeve të Kampionatit Evropian në konkurrencën e femrave dhe meshkujve

Kosova do të jetë nikoqire e përballjeve të Grupit I respektivisht E, në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19 femrat dhe U22 meshkujt. Sa i përket konkurrencës së femrave, Kosova organizon ndeshjet e Grupit I, ku bën pjesë së bashku me Turqinë, Estoninë dhe Hungarinë, teksa takimet luhen mes […]