PRESIDENTI GJINOVCI VIZITOI KOMBËTAREN

FVK
0 0
Read Time49 Second

PRESIDENTI GJINOVCI VIZITOI KOMBËTAREN
Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, e vizitoi kampin e Kombëtares së Kosovës në volejboll.
Gjatë grumbullimit në Istog, vashat e Kombëtares të shtunën janë vizituar nga i pari i FVK-së, i cili e ka përcjellur nga afër punën dhe atmosferën në kampin e “Dardaneve”.
Gjinovci ka rikonfirmuar mbështetjen dhe besimin e madh që FVK e ka te secila volejbolliste, që mori ftesë për ta veshur fanelën e Kosovës.
Privilegj e përgjegjësi për secilin që do ta bartë këtë fanelë, e ky duhet të shërbejë motivim shtesë për ta dhënë maksimumin për fanelën e Kosovës.
Kampi i Kombëtares së vajzave ka filluar nga e premtja më 23 prill 2021 dhe do të vazhdojë deri më 6 maj 2021.
Kosova po përgatitet maksimalisht për prezantim dinjitoz në kualifikimet për CEV EuroVolley 2021, që mbahen nga 7-9 maj 2021 në Podgoricë.
Në Grupin D, së bashku me Kosovën janë edhe: Mali i Zi, Sllovakia e Finlanda.
#ForcaKOSOVA #EuroVolleyW #CEV #FVK #Volejboll #Volleyball

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

KOMBËTARJA • PËRGATITJE PROFESIONALE TEKNIKE

🎥 KOMBËTARJA • PËRGATITJE PROFESIONALE TEKNIKE Kombëtarja e Kosovës në volejboll po vazhdon përgatitjet, sipas planit të paraqitur më herët nga përzgjedhësi Lorik Ilazi. Përgatitjet intenzive teknike, sa atraktive, po aq edhe profesionale, kanë bërë që secila prej të ftuarave të japë maksimumin në këtë grumbullim në Istog. Dy herë […]

Për ju