BEACH VOLLEY: KOSOVA FITORE NDAJ POLONISË

FVK
2 0
Read Time43 Second
Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22 e përbërë nga Dhuratë Sylejmani dhe Rinesa Hasani, ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian U22 që po mbahet në Izmir.
Sylejmani/Hasani mposhtën dyshen polake Kielak/Marcinoëska me rezultat 2:1, në sete 21-18, 15-21, 15-11.
Ndeshja mjaft rivalizuese zgjati jo më pak se 50 minuta dhe në tie-break çifti nga Kosova tregoi më shumë freski e dëshirë për fitore.
Pas suksesit të grupmoshave U18 në të dyja gjinitë, tashmë edhe vajzat në U22 e nisën mbarë kampanjën e tyre në evropianin e beach volley.
Të premten, kombëtarja jonë ndeshet me dyshen zvicrane Böbner/Betschart, M., e cila është është favorite e grupit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

ZVICRA MPOSHT KOSOVËN, U22 VAZHDON GARAT

Pavarësisht humbjes së pësuar sot nga favoriti i grupit D Zvicra, kombëtarja e Kosovës në U22 ka vazhduar garat në Kampionatin Evropian të Beach Volley. Dyshja kosovare Sylejmani/Hasani u mposht nga ajo zvicrane Bobner/Betschart me rezultat 2:0, në sete 21-14; 21-15. Përkundër disfatës nga një prej ekipeve më të mira […]