0
0
Read Time43 Second
Federata e Volejbollit e Kosovës, uron tërë komunitetin e gazetarëve sportivë në Kosovë, me rastin e shënimit të 2 Korrikut – Ditës Botërore të Gazetarëve Sportiv.
FVK e çmon jashtëzakonisht punën dhe përkushtimin e gazetarëve sportiv, dhënë sportit e me theks të veçantë volejbollit.
Bashkëpunimi i mirë i ndërsjellë ka bërë që misioni jonë i përbashkët për volejboll më cilësor, e më mediatik, të jetë i suksesshëm.
FVK është e përkushtuar që gazetarëve sportivë, t’u sigurojë ambient pune të dinjitetshëm në garat që i organizon, duke e patur në mesin e prioriteteve kyqe.
Tash kur SHGSK është e pranuar në arenën ndërkombëtare në AIPS, edhe për volejbollin është fakt i rëndësishëm që përmes gazetarëve kosovarë të jetë prezent në lajmet edhe jashtë kufinjve të Kosovës.
Urime 2 Korrikun, Ditën Botërore të Gazetarëve Sportiv
Me respekt,
Dr. Abedin Ibrahimi,
Kryetar i FVK-së