Read Time38 Second
Volejbolli kosovar vazhdon të përfaqësohet në nivelet më të larta të organizimit të garave evropiane.
Ardian Ibraj ishte i deleguar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) në cilësinë e Supervisorit në ndeshjen e CEV Challenge Cup për femra, CHCW 22, ndërmjet skuadrës kroate OK Marina Kaštela dhe asaj zvicerane Sm’Aesch Pfeffingen .

Ndeshja u zhvillua më 3 nëntor 2026 në Kashtella të Kroacisë, ku Ibraj ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e organizimit të takimit dhe respektimin e standardeve dhe rregulloreve të CEV-it, në koordinim me organizatorët dhe zyrtarët e ndeshjes.
Federata e Volejbollit e Kosovës e vlerëson këtë angazhim si një tjetër dëshmi të përfshirjes dhe besimit që profesionistët kosovarë gëzojnë në strukturat e volejbollit evropian.
Urime Ardianit për përfaqësimin dinjitoz dhe suksese në angazhimet e radhës!



