Mbyllet Kampionati Ballkanik U22 në Beach Volley

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 21 Second
24 korrik, 2022 – Me ndeshjet e së dielës ka përfunduar Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë për grupmoshën nën 22-vjeç, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës në “Holiday Resort” të Sllatinës së Madhe.
Çifti nga Kosova 2, Loresa Avdyli/Finesa Sylejmani ka zënë vendin e dytë në konkurrencën e femrave, pasi në finale u mposht nga dyshja rumune Bradatan Alexia Ioana/Miu Ioana Andreea me rezultat 2-0 në sete, me këto të fundit që u shpallën kampione ballkanike sa i përket grupmoshës në fjalë.
Në përballjen për vend të tretë ishin vashat ‘Dardane’ nga ekipi Kosova 1, Yllka Jashari/Melirona Avdullahu ato që siguruan këtë pozitë pasi mposhtën Turqinë.
Në konkurrencën e meshkujve, dyshja turke Sacit Kurt/Ahmet Can nga ekipi Turqia 2 u shpall kampion ballkanik për këtë edicion, pasi në finale mposhti dyshen nga ekipi Turqia 1, Batuhan Kuru/Necmi Ayberk Gulluk, me rezultat 2-0 në sete. Vendi i tretë i takoi dyshes kosovare, Ermal Maliqi/Erion Bajrami.
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci ndau Kupën dhe medaljet për vendin e parë në konkurrencën e femrave, derisa medaljet për vendin e dytë u ndanë nga anëtari i bordit të FVK-së, Gazmend Husaj. Drejtori i ‘Holiday Resort’, Sadik Gashi dekoroi me medalje vendin e tretë.
Në konkurrencën e meshkujve, sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi ndau kupën për kampionin, ndërsa medaljet i dhuroi nënkryetarja e FVK-së, Mimoza Shkodra.
Medaljet për vendin e dytë u ndanë nga Husaj, ndërsa volejbollistët që zunë vendin e tretë u dekoruan me medalje nga mbikëqyrësi i këtij kampionati, Razvan Ifrim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Krerët e FVK-së vizitojnë kampin stërvitor të Kombëtares U19, në Istog

28 korrik, 2022 – Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, anëtari i bordit, Gazmend Husaj dhe drejtori i Kombëtares U19, femrat, Naser Krasniqi, vizituan kampin stërvitor të vashave ‘Dardane’, të cilat – të drejtuara nga selektori Lorik Ilazi – po i kryejnë […]