0
0
Read Time25 Second
2 qershor, 2022 – Kosova arrin fitore të madhe në Kampionatin e Beach Volley kundër nikoqirit të kompeticionit, Rumanisë. Dyshja kosovare Melirona Avdullahu/Yllka Jashari ka treguar paraqitje brilante kundër çiftit rumun Keresztesi Alexandra/Culda Bianca, të cilat i mposhti me rezultat dominues 2-0 (21-14, 21-12), për të regjistruar fitoren e parë në këtë Kampionat. Në çerekfinale, vashat e drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari do të takohen sërish me Rumaninë, në përballjen që luhet sot me fillim nga ora 17:00.