Në vazhdën e përpjekjeve për promovimin sa më të madh të garave elite të volejbollit kosovar, FVK ka zyrtarizuar marrëveshjen me platformën e njohur Art Motion.
Presidenti i FVK-së Abedin Ibrahimi, është pritur në selinë e Art Motion nga drejtuesi i saj Agon Fehmiu.
Puna e mirë që në elitën e meshkujve e ka bërë Art MOTION dhe bashkëpunimi i sinqertë japin sinjale për vazhdimësi të këtij bashkëpunimi edhe pas përfundimit të kësaj pjese finale të këtij edicioni.
Federata e Volejbollit e Kosovës me këtë marrëveshje, ka arritur që ta bëjë volejbollin sportin e dytë më të transmetuar në Kosovë, në pjesën finale të garave.
FVK falënderon Artmotion dhe z. Agon Fehmiu për gadishmërinë për bashkëpunim në të mirë të sportit kosovar, në këtë rast volejbollit.