Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani dhe Fatlum Hajrizi/Erion Ramadani triumfojnë në kampionatin e Beach Volley

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 3 Second

Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani dhe Fatlum Hajrizi/Erion Ramadani triumfojnë në kampionatin e Beach Volley

?Dhuratë Sylejmani e Valmira Ramadani fitojnë trofeun në Kampionatin e Kosovës në Beach Volley për seniorë te femrat – Fatlum Hajrizi e Erion Ramadani triumfojnë te meshkujt.

?Kampionati i Kosovës në volejboll në rërë për vitin 2022 është mbyllur me ndeshjet finale të së dielës, derisa për dy ditë janë zhvilluar plot 30 duele interesante – 16 te meshkujt dhe 14 te femrat, të cilat zunë vend në “Holiday Resort”.

Në konkurrencën e femrave, dyshja Valmira Ramadani dhe Dhuratë Sylejmani triumfuan pasi mposhtën në finale dyshen me eksperiencë Xhudjena Kruti dhe Adelajda Prenga me rezultat 2-0 (21-18, 21-14) në sete.

Në përballjen për vendin e tretë, dyshja Rinesa Hasani/Loresa Avdyli mposhti çiftin Yllka Jashari/Melirona Avdullahu.

Në anën tjetër, në konkurrencën e meshkujve, dyshja Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami siguroi titullin pasi në finale mposhti çiftin Art Terstena/Ermal Maliqi me rezultat 0-2 (13-21, 19-21) në sete.

Vendin e tretë e siguroi dyshja Adriatik Berisha/Armend Berisha pasi mposhtën rivalët Alfred Pllana/Valmir Demin me rezultat 0-2 (19-21, 19-21).

Medaljet dhe kupat për fituesit u ndanë nga krerët dhe anëtaret e bordit të FVK-së.

 

 

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Kosova arrin fitore të madhe në Kampionatin e Beach Volley

2 qershor, 2022 – Kosova arrin fitore të madhe në Kampionatin e Beach Volley kundër nikoqirit të kompeticionit, Rumanisë. Dyshja kosovare Melirona Avdullahu/Yllka Jashari ka treguar paraqitje brilante kundër çiftit rumun Keresztesi Alexandra/Culda Bianca, të cilat i mposhti me rezultat dominues 2-0 (21-14, 21-12), për të regjistruar fitoren e parë […]