0
0
Read Time1 Minute, 35 Second
14 mars, 2022 – Volejbollisti kosovar, Gazmend Husaj është shpallur kampion në ligën e Emirateve të Bashkuara Arabe, me ekipin Shabab Al Ahli. Husaj, i cili ditë më parë bëri kërkesë zyrtare për kalim nga Kombëtarja e Shqipërisë tek ajo e Kosovës, pritet që gjatë kësaj jave të marrë konfirmimin zyrtar nga FIVB për veshjen e fanellës ‘Dardane’. Pasi u shpall kampion lige dhe fitoi Kupa në vende si Franca, Turqia, Italia, Maqedonia e Shqipëria, ai ka vazhduar me ecurinë e njejtë të të arriturave të jashtëzakonshme me triumfin e mbrëmshëm në ligën e Emiratet të Bashkuara Arabe. Husaj, si volejbollisti me minutazhin më të lart në ekip, ishte krucial në triumfin e Shabab Al Ahli në kampionatin arab. “Sezona nga fillimi deri në fund ka shkuar sipas matematikave dhe dëshirave tona,” ka thënë ai në një prononcim për uebfaqen e FVK-së. Përndryshe, ai ka qenë figurë kyçe në rrugëtimin drejt suksesit në ligë të Shabab Al Ahli, duke treguar paraqitje brilante javë pas jave deri në momentin ngadhnjyes.
Husaj ka zbuluar edhe dinamikat që përcollën kërkesën për kalimin e tij nga Kombëtarja e Shqipërisë tek ajo e Kosovës, duke thënë: “Unë nga viti 2008, isha pjesë e ekipit Kombëtar të Shqipërisë si kapiten. Këtë vit me kërkesën e Presidentin të Federatës, poashtu dëshirën e gjithë stafit dhe me dëshirën time, pranova që të bëhet kërkesa që unë të kthehem aty ku filloi çdo gjë, qysh nga fëmijëria ime. Duke elaboruar më tej rreth aventurës së re që mund ta ketë me Kombëtaren e Kosovës dhe sfidave që e presin, ai u shpreh: ”Ekipin është i ri, mirëpo nëse punohet dhe i jepet përkushtimi i mjaftueshëm ka një të ardhme dhe mund të paraqitet mirë në ndeshje ndërkombëtare.” Përndryshe, Husaj ka luajtur çdo minutë këtë sezon, derisa synimi i ardhshëm i tij dhe shokëve të ekipit është Kupa e Emirateve, garë e cila fillon më 23 mars.