KOSOVA PRAPË NË IZMIR, KOMBËTARJA U22 SYNON SUKSESIN

FVK
2 0
Read Time1 Minute, 6 Second
Kombëtarja e vajzave në U22 në Beach Volley, do të sprovohet në sfidën e rradhës.
Pas grupmoshës U18, edhe ajo U22 do të jetë në Izmir, në evropianin që do të mbahet në këtë qytet të Turqisë.
Në fakt Kosova do duhej të prezantohej edhe me dyshen e djemve Endrit Nrecaj/Argjend Sopaj, të cilët pas testimeve të realizuara kanë dalë pozitiv në Covid-19, për çka u është pamundësuar udhëtimi në Turqi.
FVK u dëshiron shëndet e rikthim të shpejtë në aktivitetet e volejbollit dy talentëve Nrecaj/Sopaj.
Në anën tjetër, ekipi I femrave I përbërë nga Dhuratë Sylejmani/Rinesa Hasani, do të jetë në grupin D dhe ndeshjet me çiftin polak Kielak/Marcinowska dhe atë zvicran Böbner/Betschart, M.
Ndeshjen e parë, vajzat do ta zhvillojnë të enjten më 24 shtator 2020, ndaj kombëtares së Polonisë, Kielak/Marcinowska, kurse ndeshjen e dytë më 25 shtator 2020 ndaj asaj të Zvicrës Böbner/Betschart, M.
FVK i uron shumë sukses kombëtares U22 në Beach Volley dhe beson në një paraqitje të mirë të tyre, pavarësisht se shorti deshi që të jenë në një grup të vështirë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

BEACH VOLLEY: KOSOVA FITORE NDAJ POLONISË

Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22 e përbërë nga Dhuratë Sylejmani dhe Rinesa Hasani, ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian U22 që po mbahet në Izmir. Sylejmani/Hasani mposhtën dyshen polake Kielak/Marcinoëska me rezultat 2:1, në sete 21-18, 15-21, 15-11. Ndeshja mjaft rivalizuese zgjati jo më […]