Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tonë, presidentit të Federatës së Badmintonit, z. Jeton Nebiu.
I ndjeri Nebiu, njihej për punën, energjinë dhe elanin e tij.
Si të tillë FVK do ta kujtojë gjithmonë, kontributin dhe veprën e tij.
Jeton Nebiu i lindur në vitin 1971 në fshatin Bresanë, prej shumë vitesh jetonte në Prishtinë e punonte si profesor i edukatës fizike.
Ai kontriboi në Federatën e Sportit Shkollor, e më vonë u zgjodh edhe edhe president i Federatës së Badmintonit të Kosovës.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e shtunë, 26 tetor) në varrezat e fshatit Bresanë, me namazin e ikindisë 15:20h.
Federata e Volejbollit e Kosovës i dërgon ngushëllime familjes Nebiu, të afërmve dhe miqve e gjithë atyre që e njohën Jetonin.
Ta kujtoni përjetë!
Me respekt,
Dr. Abedin Ibrahimi,
Kryetar i FVK-së