Superliga A, meshkujt: Drita ia shkakton humbjen e parë kampionit në fuqi, Pejës

FVK
0 0
Read Time40 Second
Drita ka regjistruar një fitore të madhe dhe të rëndësishme, edhe pse me rezultat të ngushtë 3-2, kundër kampionit në fuqi të Superligës A, meshkujt, të shtunën mbrëma.
Gjithmonë do të ishte një detyrë e vështirë për gjilanasit përballja me fituesin e dy kupave të kampionatit të kaluar, por arritën triumfin falë vetëmohimit të pashoq sidomos në dy setet e fundit.
Pejanët po avanconin 2-1 në sete pas të tretit, pasi të parin fillimisht ekipi gjilanas e kishte fituar me rezultat 26-24 (Peja i fitoi dy setet pasuese 23-25 dhe 19-25).
Sidoqoftë, në vijim, djelmoshat e Idriz Berishës u rikthyen për ta fituar setin e katërt dhe të pestë me rezultat 25-22 respektivisht 15-12, për t’ia shkaktuar Pejës humbjen e parë të sezonit 2022/23.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Superliga A, femrat: Skenderaj vazhdon me fitore, mposht M-Technologien

Skenderaj ka vazhduar me bilancin e qind për qind këtë sezon në Superligën A, femrat, derisa ka regjistruar fitoren e katërt rresht nga po aq ndeshje, të dielën mbrëma, kur mposhti M-Technologien si mysafir me rezultat 1-3. Ishte një tjetër paraqitje solide nga vashat e Ylli Kadriut, të cilat fituan […]