Deklarata e trajnerit të Fushë Kosovës, Istref Elezaj, pas fitores kundër Fer Volley në xhiron e parë të Superligës A, femrat:
“Ekipi i Fushë Kosovës, asnjëherë nuk është fokusu vetëm tek rezultati, gjithmonë e kemi bërë më të mirën në fushë pa mendu rezultatin.
“Kjo edhe na ka sjellur deri këtu. Për shkak të ambientit të ri dhe ndryshimeve në përbërje ishte e pritshme të kishim pak vështirësi në koordinimin e të gjitha elementeve të lojës.
“Por kjo duhet të kalohet shpejt, ne duhet të komponohemi më shumë për lojë. Ne sot e fituam ndeshjen ndaj nje kundërshtari që nuk kemi fituar asnjehere deri më tani. Nëse e njihni sloganin tonë, e dini per çka po flasim, ne shkruajmë histori, që të vazhdohet kjo na duhet edhe shumë punë.
“I përgëzoj të gjithë lojtarët për paraqjtjen e tyre, karakteri i tyre na ofron siguri për të ardhmen”.