Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, me datë 20.09.2022, ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën, ndër të tjera, mori këto vendime:

Aprovoi raportin e pjesëmarrjes në Kampionatin Ballkanik U19, femrat.

Aprovoi raportin e pjesëmarrjes në Kampionatin Ballkanik U20, meshkujt.

Aprovoi raportin e pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian të Beach Volley U18.

Aprovoi raportin e turneut të Beach Volley Mix.

Aprovoi raportin e Festivalit për Fëmijë.

Aprovoi raportin e Seminarit të Trajnerëve të Shkollave të Volejbollit.

Aprovoi në parim raportin e Afatit Kalimtar.

Aprovoi propozicionet e garave 2022/23.

Aprovoi Kalendarin e Garave 2022/23.

Aprovoi Raportin Financiar (Aneks Memorandum dhe TM2).

Emëroi Komisionin për Akte Normative në përbërje: Isuf Jahmurataj, Fadul Luta dhe Visar Alimehaj.

Vendosi të subvencionojë vendosjen e reklamave ndriçuese (LED) për ndeshjet që transmetohen drejtpërdrejt në TV në sezonin vjeshtor 2022/23.
Happy
0
0 %
Sad
0
0 %
Excited
0
0 %
Sleepy
0
0 %
Angry
0
0 %
Surprise
0
0 %
Fri Sep 23 , 2022
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci ka nënshkruar marrëveshje sponsorisimi me kompaninë e udhëtimit, ‘My Travel’, e cila ka vendosur të përkrah institucionin më të lart të volejbollit në vend me mjete financiare. Gjinovci falenderoi pronaren e ‘My Travel’, Agnesa Sadiku Gjyshinca për gatishmërinë e bashkëpunimit […]