Peja kampione e Kosovës

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 12 Second

Peja ka fituar edhe ndeshjen e tretë finale të playoffit kundër Lubotenit për t’u shpallur kampione e Kosovës në volejboll për sezonin 2021/22, meshkujt.

Ekipi pejan ka fituar me rezultat 3-0 në sete (25-21, 25-22, 25-16) edhe në përballjen e tretë kundër ekipit ferizajas, duke regjistruar fitoren e tretë nga po aq ndeshje në finale, eventualisht për t’u shpallur kampion me plot meritë.

Pejanët dominuan Lubotenin që nga përballja e parë, të cilën e fituan me rezultat 3-1, teksa me të njejtin rezultat fituan edhe takimin e dytë.

Në të tretin kryen punën në tre setet e parë, duke kurorëzuar një sezon tejet të suksesshëm për këtë ekip, i cili javë më parë fitoi edhe Kupën e Kosovës.

Pas përfundimit të ndeshjes u ndanë edhe medaljet për të dy ekipet. Medaljet për vendin e dytë i ndanë kryetari i Kuvendit Komunal të Pejës, Rexhep Kurtbogaj dhe anëtari i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Abedin Mehani.

Për kampionët medaljet u ndanë nga Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi dhe anëtari i Bordit të FVK-së, Gazmend Husaj.

Trofeu më prestigjioz në volejbollin kosovar në fund iu dorëzua kapitenit të Pejës, Agron Nikçi, nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, para festës spektakolare në “Karagaqi” para një numri të madh fansash nikoqirë.

FVK përgëzon të dy ekipet për sportivitetin e treguar përgjatë ndeshjeve finale dhe uron Pejën për suksesin e arritur.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

Komisioni i Beach Volley vendos për agjendën e aktiviteteve për sezonin e ri.

Komisioni i volejbollit në rërë në mbledhjen e fundit, në mesin e shumë diskutimeve, ka vendosur për datat e garave Kombëtare dhe pjesmarrjen e Kosovës në garat ndërkombëtare 2022. Datat e garave Kombëtare: ?️Seniorët: 28/29 maj ?️U20 (viti i lindjes 2003), 11/12 qershor ?️U22 (viti i lindjes 2001), 25/26 qershor […]