Kosova merr lajmin e madh nga CEV – organizon raundin kualifikues të Evropianit U17

FVK
0 0
Read Time50 Second

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) ka përcaktuar Kosovën si organizatore të raundit të dytë kualifikues të Kampionatit Evropian për grupmoshën U17, i cili do të zhvillohet mes datave 21-23 prill, 2023.

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, derisa ky është një lajm fantastik për komunitetin kosovar të volejbollit, me FVK-në që jo për të parën herë merr dritën e gjelbër nga institucioni më i lart evropian i volejbollit për të organizuar një garë të një niveli jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është kjo.

Kosova është pjesë e Grupit E, së bashku me Ukrainën, Blegjikën dhe Estoninë dhe nuk do të ketë përballje të lehta përballë skuadrave që i ka në grup.

Vashat kosovare U17, të cilat bënë historinë duke arritur në këtë fazë falë paraqitjeve brilante në Ankara të Turqisë nën drejtimin e përzgjedhësit Donald Suxho, do ta kenë avantazhin e zhvillimit të ndeshjeve si nikoqire.

FVK do të kryejë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij raundi kualifikues.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Next Post

FVK hap konkurs për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm

Gjeni detajet duke shkarkuar dokumentin e mëposhtëm. Konkursi-për-sekretar-23.02.2023