Ekipi i trajnerëve të Kombëtares U17 ka vendosur për listën përfundimtare të volejbollisteve të ftuara, para ndeshjeve parakualifikuese të Kampionatit Evropian, i cili zhvillohet në Turqi.
Ekipi i kompletuar me 14 lojtare tashmë ka filluar ushtrimet, të cilat po i zhvillon dy herë në ditë të ndara në dy pjesë; atë teknike dhe taktike.
Nga e marta, 3 janar, ekipit do t’i bashkohet edhe trajneri i ri i Kombëtares, legjenda botërore e volejbollit, Donald Suxho, i cili eksperiencën e bujshme dhe bagazhin e pasur si volejbollist i suksesshëm do të mundohet ta transmetojë te vashat e reja kosovare.
FVK i ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e duhura për të ofruar kushtet e duhura në mënyrë që ushtrimet e Kombëtares U17 të shkojnë sipas planprogramit.
Lista e plotë me të ftuarat:
Erza Begaj
Enkela Voci
Yllza Haziri
Valencia Deda
Megi Bislimi
Blerina Begaj
Blerdina Voci
Fjona Shala
Sara Pira
Shqipe Hakolli
Era Fetahu
Merisa Slivova
Enda Gjakolli
Adea Millaku