Geta Beqa emërohet anëtare e Bordit të FVK-së

FVK
0 0
Read Time1 Minute, 4 Second
Dy herë kampionia e botës në “World Fitness Women’s Championships” dhe fituesja e shumë medaljeve të tjera në programin e fitnesit “Wellness”, Gentiana Beqa Ahmeti – me propozim të presidentit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci – është emëruar anëtare e bordit të institucionit më të lart të volejbollit në vend.
Për FVK-në është privilegj të njoftojë se një sportiste e kalibrit botëror, siç është Beqa Ahmeti, ka shprehur interesim të ndihmojë dhe kontribojë në zhvillimin e sportit të volejbollit nga pozita e anëtares së bordit.
Presidenti Gjinovci ka falenderuar Beqa Ahmetin për gatishmërinë dhe vullnetin e saj për të marrë pozitën e re, derisa e njëjta është shprehur e lumtur për mundësinë që i është ofruar nga FVK për të dhënë kontributin dhe eksperiencën e saj si kampione e botës në avancimin e mëtutjeshëm të volejbollit kosovar.
Beqa Ahmeti, përveç që është kampione e dyfishtë e botës, gjithashtu ka fituar edhe medaljen e artë në garat “Elite Pro Wellnes”, “Wellness Arnold Clasik EU”, “Wellness and Overall Diamons” dhe “Elite Pro Wellness Madrid”.
FVK është e lumtur të fillojë bashkëpunimin me Beqa Ahmetin, e cila eksperiencën e saj si sportiste e rangut botëror do ta shfrytëzojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të FVK-së si institucion dhe volejbollit kosovar në përgjithësi.
May be an image of 3 people, people standing, wrist watch and indoor

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Superliga A, femrat: Rezultatet dhe renditja tabelare pas xhiros së pestë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë në Superligën A, femrat, me përballjet që zunë vend të mërkurën dhe të enjten. Drita ka vazhduar me bilancin e qind për qind të fitoreve, pasi mposhti rivalin direkt për vendin e parë këtë javë, Skenderajn. “Intelektualet” prijnë me 15 pikë, […]

Për ju