BEACH VOLLEYBALL FESTIVAL
“Keep Flying with the ball”
Prishtine, 8 shtator 2019
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) e mbështetur nga Konfederata Evropiane (CEV) dhe Ministria e Sportit, për të dytin vit me rradhë ka organizuar Festivalin e Beach Volley.
Mbi 100 fëmijë të grupmoshave nga 10 deri në 16 vjet, kanë qenë pjesë e këtij festivali, e sipas drejtuesve të FVK-së, në mesin e tyre disa fëmijë që për herë të parë janë njoftuar me sportin e bukur të volejbollit.
Koordinatori i këtij festivali, Valon Nikqi ka thënë se kjo është një mundësi e mirë që fëmijët e interesuar t’I bashkohen lojës së bukur të volejbollit.
Sipas kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës Abedin Ibrahimi, sukseset në kampionatin evropian, në kampionatet ballkanike dhe së fundi prezantimit dinjitoz edhe në lojërat mesdhetare në rërë, i kanë dhënë energji shtesë dhe më tepër arsye komunitetit të volejbollit që të përkushtohet në sportin olimpik të beach volley.
Fëmijët, shumica që ishin pjesë e shkollave të ndryshme të volejbollit nga mbarë Kosova, u shprehën të kënaqur me edicionin e dytë të festivalit, i cili sipas tyre është një mundësi e mirë për tu socializuar dhe për të garuar me moshatarët nga qendrat e ndryshme të vendit tonë.
Festivali i Beach Volley u organizua në partneritet me konfederatën evropiane CEV dhe ishte njëditor.
____________________
The Kosovo Volleyball Federation (FVK), supported by the European Volleyball Confederation (CEV) and the Ministry of Sport, has organized the Beach Volley Festival for the second year in a row.
Over 100 children from the age group of 10 to 16 years have been part of this festival, and according to FVK leaders, among them some children who were first introduced to the beautiful sport of volleyball.
Coordinator of this festival, Valon Nikqi said that this is a great opportunity for interested children to join the beautiful volleyball game.
According to the president of the Kosovo Volleyball Federation Abedin Ibrahimi, the successes at the European Championships, the Balkan Championships and more recently good presentation in the Mediterranean games, have given an extra energy and also more reason to the volleyball community to dedicate itself to the Olympic sport of beach volley.
The children, most of whom were part of different volleyball schools from all over Kosovo, expressed their satisfaction with the second edition of the festival, which they consider to be a good opportunity to socialize and compete with kids from different cities of our country.
The Beach Volley Festival was organized in partnership with the European Volleyball Confederation (CEV) and was a one-day event.
_________________
Faleminderit per mbeshtetjen/Thanks for the support:
CEV Development
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Kosovo Olympic Committee