Edona Kalludra nga volejbolli kosovar, në ‘Dream Team’ të elitës së volejbollit të Shqipërisë

FVK
0 0
Read Time47 Second
Volejbollistja kosovare, Edona Kalludra është transferuar këtë verë nga Ferizaj në ligën elitare të volejbollit në Shqipëri, te kampioni në fuqi, Skenderbeu, ku po tregon paraqitje inspiruese.
Kalludra aktivizohet rregullisht me Skenderbeun, derisa kalimin e siguroi pas një prove te ky klub, ku impresionoi për të realizuar tutje transferimin permanent.
“Trajneri (i Skenderbeut) Orlando Koja më ka ftu për një stërvitje dhe ka vendosur të jem pjesë e ekipit të tij”, thotë ajo për uebfaqen zyrtare të FVK-së.
“Më kanë parë në ndeshjet në Kosovë dhe kanë besuar që me pak punë, do të arrij të luaj në nivelin e kampionatit shqiptar”.
Kalludra, 22-vjeçe me prejardhje nga Vushtrria, pjesë e Kombëtares U18 dhe U19, është përfshirë në ‘Dream Team’ të kampionatit shqiptar, duke regjistruar edhe statistika impresive.
FVK i uron suksese në aventurën e re Kalludrës, e cila shërben si motiv për volejbollistet tjera vendore që kanë aspirata zhvillimi jashtë kufijve të Kosovës.
May be an image of 1 person and indoor

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ylli botëror i volejbollit, Donald Suxho takohet me krerët e FVK-së

Volejbollisti me famë globale dhe me origjinë shqiptare, Donald Suxho qëndroi për vizitë të dielën në Kosovë, ku pati mundësinë të takohet me presidentin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretarin e përgjithshëm, Valon Nikqi dhe selektorin e Kombëtares U19, femrat, Lorik Ilazi. Suxho u njoftua së afërmi […]

Për ju