0
0
Read Time34 Second
23 korrik, 2022 – Çifti përfaqësues i Kombëtares U22 të Kosovës në Beach Volley, Loresa Avdyli/Finesa Sylejmani ka siguruar finalen e Kampionatit Ballkanik për këtë grupmoshë, në konkurrencën e femrave, pas një super paraqitjeje në gjysmëfinale.
Vashat kosovare mposhtën dyshen impresive turke Ece Yilmaz//Ecem Aksoy me rezultat 2-0 në sete, duke treguar paraqitje dominuese për ngazëllimin e të pranishmëve në ‘Holiday Resort’.
Në finale, Kosova do të luajê kundër Rumanisë, në ndeshjen që fillon nga ora 16:00, përballje që transmetohet direkt në RTK.
Kujtojmë se ekipi tjetër ‘Dardan’, Kosova 1 (Yllka Jashari/Melirona Avdullahu) do të luajë për vend të tretë kundër Turqisë, pasi u mposht në gjysmëfinale nga Rumania.